Vettingu në drejtësi rinis me gjyqtaren e Apelit të Shkodrës

Gjyqtarjae Apelit të Shkodrës Vojsava Osmani ka qenë e para që ka hapur sezonin e ri tëvettingut të magjistratëve.

Paspushimeve verore ajo u hetua për tri kriteret ndërsa pritet që vendimi tëshpallet më 4 shtator.

Ndërkohëtë enjte pritet që të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe ishdrejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Që ngafillimi i procesit e deri tani kanë kaluar në filtrin e vettingut, 222 prokurorëdhe gjyqtarë nga të cilët 116 kanë kaluar ndërsa 105 të tjerë janë shkarkuar.

Gjithashtunuk kanë pranuar të dalin përpara vettingut por kanë dhënë dorëheqje nëmomentin kur ka nisur procesi, 41 të tjerë.

Komisionii vettingut në drejtësi ka nisur punën 3 vjet më parë ndërsa duhet të kalojnë nëverifikim 850 magjistratë që janë në sistem