Tavo denoncon shqetësimin e mjekut: Në qendra shëndetësore s'ka maska e dezinfektant, tamponi po zëvendësohet me rrezet e skanerit

Ish deputeti i LSI-së VangjelTavo ka denoncuar mungesën e materialeve higjienizuese nëpër poliklinika dheqendra shëndetësore ku marrin trajtim personat e infektuar me koronavirus.

Përmes një postimi nëFacebook ai shkruan se i referohet një mjeku i cili tregon vështirësitë qëhasin bluzat e bardha në frontin e parë të luftës me virusin.

Sipas tij, mjekët nëpoliklinika dhe qendra shëndetësore nuk janë të pajisur me maska, doreza dhehigjienizues dhe si i blejnë vetë. Gjithas

Postimi i plotë:

Ja një shqetësim i ardhur nga një mjek i cili tregonvështirësitë që hasin mjekët në poliklinika dhe qendra shëndetësore në frontine parë të betejës me pandeminë.

Situatë kaotike - SKANDAL

“Ne mjekët nuk kemi as maska, as doreza e asdisifektant. Mjekët dhe infermieret i blejnë vetë, maskat, dorezat,disinfektantet. Shumica e poliklinikave janë disinfektuar gjithsej 2 herë qënga fillimi i pandemisë. Dhomat tona të vizitave perpiqemi ti bëjmë vetë 2-3herë në ditë me klor. Kjo për sa i përket mjeteve të mbrojtjes personale,pastaj gjëra të tjera që çalojnë në referimin e pacientëve për ekzaminime dheshtrime ka pasur dhe ka plot.

Në rastet që dyshohen për suspect Covid nuk bëhentampon nëse nuk janë rëndë ose nëse nuk kanë bërë CT toraxi në fillim.

Shumë njerëz po bëjnë skaner duke marrë rreze ndërkohëqë nuk është skaneri për screening.

Në momentin që nuk bëhet tamponi këto persona nuk iizolon dot dhe në këtë mënyrë perhapet infeksioni.

Të sënurët me probleme të tjera pulmonare që nuk mundtë zgjidhen në qytete nuk ke ku ti referosh për shkak se Sanatoriumi eshtekthyer vatër Covid-i. Qeveria thotë se ka hapur pavjon tek "Nënë Tereza”por praktikisht kur flet me mjekët thonë mos dërgoni se nuk bejmë dot asgjëkëtu ku na kanë vendosur. Praktikisht ka një mos menaxhim të situatës dhe njërrëmujë e përgjithshme.”

Qeveria ka dështuar. Kjo është papërgjegjshmëri.