Spitalet covid në rrethe, Manastirliu: Jemi gati nëse plotësohen kapacitetet e spitaleve në Tiranë
Rritja e numrit të tëinfektuarve me kronavirus në Shqipëri duket se ka vënë në punë qeverinë për tështuar kapacitetet mjekësore.
Duke folur nga Spitali iFierit, ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se dhe spitalet rajonale do të përgatitenpër shndërrimin e tyre në spitale COVID nëse do të përmbushen kapacitetet e 4spitaleve aktuale.
“Ne kemi filluar tashmë dhe kemi bërë realitetforcimin e kapaciteteve të terapive intensive edhe në spitalet rajonale, nëmënyrë që të fillojmë parapërgatitjet, që të mundemi të jemi gati edhe nërastet kur mund të kemi një rritje të numrit të pacientëve në spitalet tona,kur do të tejkalohet numri i 500 pacientëve të planifikuar për t’u trajtuar në4 spitalet Covid, që janë të destinuara, sipas një plani të mirëstrukturuar dheskenarëve që tashmë ne i kemi të planifikuar, edhe spitalet rajonale të mundettë trajtojnë rastet. Për këtë qëllim ne kemi vijuar pajisjen me setet enevojshme të aparaturave, për urgjencën dhe reanimacionin, që përfshin monitorëtë matjes së parametrave vitalë të pacientit, respiratorë apo aspiratorë,shiringa elektrike, EKG”, - thaManastirliu.
Gjithashtu ajo u shpreh seqeveria shqiptare do të vijojë të investojë në spitalet rajonale ë mënyrë që tëmos detyrohen të dërgojnë pacientë drejt Tiranës për mjekime më tëspecializuara.
“Ishte e pamenduar pak vite më parë, kur spitaletrajonale ishin veçse përcjellëse të pacientëve drejt Tiranës, të kryheshinprocedurat delikate në zemër në këto spitale. Falë investimeve që qeveriashqiptare ka bërë, falë punë së jashtëzakonshme të ekipeve të mjekëve dhe tëinfermierëve, është bërë e mundur që spitalet rajonale të ofrojnë shumë mëshumë shërbime afër vendbanimit. Kjo falë edhe investimeve që janë kryer nëteknologji, por edhe për faktin se ka sot më shumë mjekë kanë përfunduarspecializimet dhe janë atashuar pranë spitaleve rajonale për të ofruar këtoshërbime kaq shumë të rëndësishmë, jetike për qytetarët”, - deklaroi ministrja.
Ministrja e Shëndetësisënënvizoi se qeveria shqiptare do të vijojë me transformimin e sistemitshëndetësor dhe mbështetjen për mjekët dhe infermierët, nëpërmjet rritjes sëpagave dhe përmirësimit të kushteve të punës.
“Mbështetja për mjekët dhe infermierët nuk do tëmungojë. Ky është prioritet, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare,për të vijuar mbështetjen maksimale qoftë nëpërmjet rritjes së pagave përmjekët dhe infermierët, qoftë nëpërmjet bonuseve, qoftë nëpërmjet mbështetjespër krijimin e kushteve më të mira të punës.”, tha Manastirliu.