Denoncimi i Balliut: Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme pjesë e Këshillit Bashkiak dhe anëtar partie

Partia Demokratike denoncoi njëtjetër rast të emërimit Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme nëkundërshtim me ligjin.

Ish-deputeti Klevis Balliudeklaroi se bëhet fjalë për Plarent Ndrecën i cili, sipas tij është pjesë e KëshillitBashkiak dhe anëtar partie.

Në një intervistë për Ora Neës,ai thotë se KLSh ka dy raporte në lidhje me Ndrecën që së shpejti do të bëhenpublike.

Balliu: Ju keni raste të tjera pafund. Ju keni dhe Sekretarine Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca i cili nuk duhet tëjetë aty sepse është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak dhe anëtar partie dhe meligj nuk lejohet që të jetë sekretar i përgjithshëm. Për këtë njeri ka dyraporte nga KLSh. Një kur ka qenë në Ministrinë e Arsimit dhe një kur ka qenë nëMinistrinë e Brendshme dhe ky nuk largohet. Jam i sigurt që sëshpejti ato dyraporte do bëhen publike. Ministria e Brendshme është kthyer në shërbim të EdiRamës dhe jo të qytetarëve. I kanë kthyer qytetet e Shqipërisë siqytetet e Kamorrës, kemi çdo ditë vrasje dhe shpërthime tritoli në një qytet.Njerëz që ecin të armatosur në qytetet e Shqipërisë. Ministria e Partisë (Brendshme)është në shërbim të krimit, nuk e shohin si kundërshtar.Socialistët në tërësikanë një problem gjenetik me lirinë. Nuk e duan fjalën ndryshe.

Intervista në studio me gazetarin Leftion Peristeri,përgatiti Endi Mullaj