Prej 1 shtatorit s'ka fluturime drejt Polonisë, ja çfarë duhet të dinë të interesuarit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada eRepublikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimitadministrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, tëgjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator tëkëtij viti do të anulohen.

Për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT dotë organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT qëtashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, përqytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrjenë territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines tëplanifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsyeadministrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale tëlartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës sëKontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnëndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt menumrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorine Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet qëtë dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: [email protected] meinformacionin sa më poshtë:

- emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar,përfshirë fëmijët);

- kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit;

- detajet e kontaktit - adresa e telefonit dhe e-mail;

- data e preferuar e udhëtimit

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë qëplotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postëselektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi ibiletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së KontaktitLOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë njëkërkesë të saktë përmes postës elektronike.

Pasagjerët duhet të sigurohen se i plotësojnë kriteret përtë hyrë në Poloni, para se të blejnë biletën. Përndryshe, ata nuk do të lejohennë bord.