Qyteti i pavarësisë bën bashkë krerët e shtetit, Meta: Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka Zot
100 vjetori i luftës së Vlorës mblodhi mbrëmjen e sotme në sheshin e "flamurit" krerët e shtetit shqiptar, deputetë e drejtues të pushtetit vendor.
Në ceremoninë zyrtare, prefekti Mamaj Flamur Mamaj kërkoi që 3 shtatori, dita e fitores ndaj pushtuesve italianë, të shpallet Festë Kombëtare.
Presidenti Ilir Meta tha se lufta e Vlorës u dhafund planeve antishqiptare dhe dëshmoi se vendi ka Zot dhe ky është vetëpopulli.
Meta: Shqiptarët kanëluftuar shumë për të drejtat e tyre, por edhe për popujt e tjerë. Bën dallimthelbësor, se ishte fitimtare. 100 vjet më parë, qeveria e Kongresit tëLushnjes fitoi autoritet. Ishte fitore historike. Më në fund Shqipëria u bë nëmënyrë të pakthyeshme. Krijoi modelin e kundërshtimit të sundimeve të huaja. Idha fund projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë. Lufta e Vlorës dëshmoi se ky vend ka zot dhe zot i këtijvendi është vetë populli. Kujtojmë dhe vlerësojmë diasporën. Një ndër figurat elavdishme, Fan Noli e bindi SHBA-në të ishte në krah të Shqipërisë. Kur popullii merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Zot i këtij është vetëmpopulli shqiptar dhe se fati i këtij vendi i përket vetëm këtij populli.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, theksoi se Lufta e Vlorës është në themelet e së tashmes dhe së ardhmes.
Ruçi: Lufta e Vlorës është në themelet e sëtashmes dhe së ardhmes. Ne shqiptarët kemi qenë në anën e popujve paqedashës,midis popujve që udhëhiqen nga forca e arsyes. Luftërat që na janë imponuarkanë qenë ndeshje midis së mirës dhe së keqes, dritës dhe errësirës, ne në çdokohë kemi qenë në anën e duhur të historisë. 100 vjetori i Luftës Kombëtare tëVlorës na ka thirrur në këtë shesh që mban peshën e rëndë të historisëkombëtare. Kushdo në këtë shesh ulet në gjunjë para monumentit të tre burraveqë nisën nga Vlora ndërtimin e kolonave të shtetit shqiptar.
Ndërsa kryeministri Rama foli rolin që SHBA luajtën në luftën e Vlorës me mbështetje diplomatike.
Rama: Sot ështëmomenti për të nënvizuar se edhe në atë luftë edhe në atë kohë Shqipërisë ijanë gjendur në krah miq që e ndihmuan të mos i ndodhë ajo që IsmailQemali tha nga ballkoni. Shqipëria rrezikonte të vishej me të zeza dhe endihmuan. Amerikanët nuk u mjaftuan në atë kohë vetëm me një mbështetjediplomatike, por amerikanët e mbështetën atë që ndodhën edhe përmes shtypit tëlirë. Qoftë në Uashington Post gjenden artikuj që flasin me admirim të madh përShqipërinë dhe kontributin e tyre përmes këtij akti. Pati edhe të tjerë, Papa,Edit Durham etj. Ka një personazh shumë interesant që ishte në anën tjetër tëhistorisë. Vincesno Xhovani që ndihmoi për parandalimin e shpërthimit të madhnë depon e Vlorës që mund të shkatërronte në mos të gjithë qytetin, por gjysmëne Vlorës.
Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme e grave. E pazakonshme me çdo luftë tjetër. Jo vetëm të drejtpërdrejtë, ishin gratë që me shitjet e bizhuterive siguruan mjetet për ushtarët. Kjo nuk e bënë aspak më të rëndësishme, tregon se çfarë peshe kishte për ata ushtarë që e morën përsipër këtë çmenduri, e parë nga këndvështrimi logjik, por që ishte një arsyetim i bërë jo me mendje, por jo me zemër.
