Hetohet trafiku i klandestinëve nga Kepi i Rodonit, ushqim për 16 minorenë sirianë

Rreth 16 refugjatë sirianë nga grupi prej 60 klandestinësh tëkapur dje në Kepin e Rodonit në tentativë për tu trafikuar drejt Italisë janëasistuar nga policia e Durrës.

Mësohet se refugjatët janë gjetur të uritur, pa ngrënë e papirë.

Paraditen e sotme të rinjtë refugjatë të moshës 14, 15 dhe 16 vjeçare  janë dërguar në policinë kufitare të portit, ku u është ofruar ushqim dhe asistencë nga psikologët.

Mbrëmjen sotme janë dërguar  në qendrën e trajtimit të refugjatëve,  në zonën e Maminasit.

Ndërsa për më të rriturit bëhet me dije se do të procedohenpër kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë policia po heton lidhur me personat që kanë organizuar trafikun dhe për këtë janë marrë në pyetje një pjesë e klandestinëve të kapur në Kepin e Rodonit.

LEXO EDHE: Refugjatët shfrytëzojnë Kepin e Rodonit për të shkuar me skaf drejt Italisë, kapen rreth 60 sirianë