Video skandaloze: Policët në Pogradec shpulla e grushte të rinjve të ndaluar

Të paktën 5 efektivë tëpolicisë janë regjistruar në Pogradec teksa dhunojnë dy të rinj. Nuk dihetarsyeja e ndalimit, por ato çfarë shihen dhe dëgjohen qartë janë goditjet eforcave të rendit.

Detyrae policisë është jo vetëm siguria dhe rendi publik por dhe respektimi irregullave edhe në momentet ku ndalon të persona të dyshuar.

Nëadresën e televizionit Ora News ka mbërritur një tjetër denoncim ku dukshëmshfaqet dhuna dhe veprimet arbitrare të forcave të rendit

Ngjarjaështë shënuar në Pogradec, ku dy furgonë policie me një numër të lartë efektivëshndalojnë 2 të rinj.

Grushtat,shpullat e dhëna ndaj të ndaluarve siç mund ti shikoni nga pamjet dëgjohet disametër larg.

Nukështë e qartë se përse efektivët kanë goditur të ndaluarit, por dhuna duket senuk ndalet as në momentin kur i fusin në furgon.

Kjonuk është hera e parë që policia denoncohet për dhunë.

Rasti më flagrant është ai i 15-vjeçarit gjatë pandemisë.

Po ashtu në muajin prill në Fier një tjetër efektiv dhunoi të riun, e më pas u pezullua nga detyra.

https://youtu.be/89mZlBjESTg