Gjovalin Loka ish-sigurims, Lleshaj: Mbaj unë përgjegjësi për emërimin e tij
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka dalë në mbrojtje drejtuesve të lartë të policisë të cilët në procesin e vettingut rezultuan se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës pasi i ka shërbyer sigurisë së vendit, ndërsa pretendimet e Partisë Demokratike për Albert Dervishajn i quan të pavërteta.
Nga qyteti i Korçës, Ministri i Brendshëm SandërLleshaj ka marrë në mbrojtje drejtuesit e lartë të policisë të cilët kanërezultuar se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Duke komentuarrikonfirmimin në detyrë të drejtorit Gjovalin Loka, Lleshaj tha se mbanpërgjegjësi për emërimin e tij, pasi ka dhënë kontribut të rëndësishëm nëfushën e sigurisë.
Sandër Lleshaj: ‘’Gjovalin Loka është drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, ka dhënë kontribut për sigurinë e këtij vendi. Ka kaluar me sukses procesin e vettingut, dhe është në krye të detyrës me motivimin dhe mbështetjen tone.’’
Loka u emërua Drejtori i Departamentit të Sigurisë pasemërimit të Lleshajt si Ministër i Brendshëm, por krahas tij, pjesë e sigurimitkanë qenë dhe dy drejtorët Albert Dervishaj dhe Artan Shkëmbi.
Për Dervishajn, i cili pak ditë më parë u rrit nëdetyrë duke i emëruar zv/Drejtor i Përgjithshëm, Partia Demokratike shprehet seka punuar për 10 vite në strukturën e Partisë Komuniste, por sipas ministritjanë aludime dhe akuza të pabaza.
Sandër Lleshaj: ’’Opozitës nuk i jap përgjigje. Janë aludime të pa mbështetura dhe të pabaza.’’
Ligji i vettingut në radhët e policisë e ndalonkonfirmimin në detyrë të punonjësve të policisë të cilët figurojnë të kenë qenëpjesë e sigurimit të shtetit. Siç duket, për Ministrin e Brendshëm SandërLleshaj, ligji mund të mund të zbatohet me disa standarde.
Lexo edhe: Konfirmohet në detyrë Drejtori i sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Gjoka