Aksident në aksin Burrel-Klos: Kamioni përplaset me autoveturën, krijohet rradhë mbi 3 km
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2020, 09:11
Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje nëaksin rrugor Burrel – Klos.
Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me njëautoveturë në fshatin Zall-Shoshaj.
Për pasojë lëvizja u bllokua për rreth dy orë, ndërsaradha e makinave shkoi në 3 kilometra.
Dhjetra udhëtarë mbetën në rrugë në pritje tëpolicisë.
‘’Ka 3 orë që rrimë këtu në rrugë. Kaq e vobektë është kjo policia rrugore që del e u merr taksa shoferëve si me zor, dhe pa zor.''
Aksidentet në këtë rrugë janë të vazhdueshme, pasi nëtre ura përgjatë saj janë vetëm me një sens lëvizje
Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkaktonaksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën.