Spahiu: Veliaj tenderon shkolla 2-3 herë më shtrenjtë se në BE, ndërtimi po pastron para
I ftuar në RTV Ora, ish-deputetii LSI-së Përparim Spahiu tha se lajmi për 32 mijë biznese të mbyllura ishte njënjë lajm i keq.
Spahiu tha se shqiptarët nukndiejnë ekzistencën e një qeverisje dhe se rilindja urbane ishte një dështimtotal.
Përparim Spahiu: Goditja më e madhe ëhstë ajo e turizmit. Rilindja urbane ka qenë një dëhstimtotal. Ne prisnim që të kishte një rritje të turizmit, por qeveria nuk e ktheudot në favorin e vet këtë industri. Lajmi i sotëm që rreth 32 mijë biznese qëjanë mbyllur nuk është një lajm i keq vetëm për bizneset, po edhe për ne, sepsekrijohen disbalanca në të ardhura dhe shpenzime. Ata mijëra njerëz nuk janë mëtë punësuar dhe kërkojnë ndihmë sociale. Bizneset ishn në vështirësi, por mbajtënnë punë njerëzit për të marrë pagën. Tashmë që kjo pagë nuk është më në fuqi, biznesetdo të shpallin mbylljen. Ajo që të shqetëson më tepër është që shqiptarët nuk ndiejnë ekzistencën e një qeverisje.
Duke folur për tenderimet eshkollaveë nga bashkia Tiranë, Spahiu tha se vendet e BE-së i tenderojnë 2-3herë më lirë se sa Veliaj.
Përparim Spahiu: Është e frikshme kur një shkollë është 680 mijë euro me kushte europiane, këtu ke vlera 2-3 milionë euro për një shkollë. Këtu korrupsioni ka kaluar cdo kufij dhe nuk pyet më për njeri. Me 740 mijë euro i ndërton Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Këto janë raste skandali që nuk di kë të kapësh më parë. Korrupsioni është një ndër të këqijat e mëdha që ka pushtuar këtë vend dhe prandaj nuk kemi më investitorë të huaj prej 7 vitesh. Ne kemi probleme me ekonominë dhe krimin.
Spahiu shtoi me lejet e ndertimitpo bën pastrim parash dhe se po largohen investitorët e huaj në vendin tonë.
Përparim Spahiu: Kryetari i bashkisë ka thënë se nuk ka nevojë më për leje ndërtimi, por dihet se për pastrimin e parave ndërtimi është mekanizmi më i thjeshtë. Më vjen keq se ka edhe ndërtues të ndershëm. Investitorët e ndërshëm e kanë të pamundur të vijnë, sepse nuk ka konkurencë dhe ka para të pista nuk kam mundësi që të ndërhyhet. SPAK-u është në formatim. Duket se e ka nisur me çështje të vogël që nuk kanë impakt në besueshmërinë e njerëzve. Pa drejtësi nuk mund të ketë as ekonomi, as paga më të mira, prandaj SPAK-u është në një moment të mirë për të treguar se është në rrugën e duhur, duke nisur nga bashkia e Tiranës që tenderon shkolla 2-3 herë më shtrenjtë se vendet evropiane.
Intervistoi Beti Njuma, përgatitiA. Kurti