Sfida me Bjellorusinë, Reja teston djemtë e kombëtares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2020, 21:11
Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi ditën e sotme (31 gusht) seancën e parë stërvitore në prag të ndeshjeve të para të Ligës së Kombeve.
Më datë 4 shtator, Shqipëria do të përballet në transfertë me kombëtaren e Bjellorusisë në një atmosferë aspak normale.
Vendi është përfshirë nga protesta masive të cilat kanë pasuar pas zgjedhjeve parlamentare ku fitoi sërish Aleksander Lukashenko.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Shqipëri kundër Lituanisë më 7 shtator.