Vlorë, po rregullonte linjën e internetit, 34-vjeçari bie nga shtylla, në gjendje të rëndë

Një punëtor i linjës së interneti është plagosur rëndë ditën e sotme në Vlorë.

Ai ka shkuar të rregullojë linjën e internetit dhe më pas ka rënë ngashtylla.

Si pasojë e rënies 34-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë.

"Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore." - njofton policia.

34-vjeçari nga fshati Fitore, Novoselë, mendohet se ka rënë aksidentalisht nga shtylla e linjës së internetit.

Për pasojë ka marr goditje të forta në kohë e trup.

Ai është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës ku ndodhetnën kujdesin e mjekëve.