BKH nis punën, SHBA: Hap drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë

Byroja Kombëtare e Hetimit do të fillojë nga puna dukefilluar nga dita e sotme (1 shtator).

Pas zgjedhjes së drejtueses, Aida Hajnaj mes 40 kandidatëve, nesër (1 shtator) pritet të çelë garën për përzgjedhjen e 60 oficerëve të BKH-së.

Ambasada e SHBA në vendin tonë, e ka mirëpritur fillimin e punës së këtij institucioni, duke thënë se përgëzon Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

''Sot, znj.Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e pare e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Një gur i rëndësishëm kilometric ky, jo vetëmpër systemin shqiptar të drejtësisë por edhe gratë në pozicione drejtuese. Përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë'', shkruan ambasada në Twitter.