Policia rrugore bën "namin", në 72 orë, pezullon 145 leje drejtimi, arreston 44 shoferë dhe vë 1941 gjoba
Gjatë 72 orëve të fundit policia rrugore ka pezulluar 145leje drejtimi, 44 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1941 masa administrative.
Policia Rrugore në të gjithë vendin, përgjatëfundjavës dhe ditës së sotme ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, përevidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor me qëllim parandalimin eaksidenteve rrugore.
Gjatë 72 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet në tëgjitha akset rrugore dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave tëlejuara, që varionin nga 60 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar.
Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 97leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.
Janë vendosur 421 masa administrative për parakalimetë gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra tërrezikshme në rrugë;
11 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasidrejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;
277 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe286 për përdorim të celularit;
167 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 756 masapër parkime të gabuara.
Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janëpezulluar 48 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtimmjeti në gjendje të dehur, 12 drejtues mjetesh, si dhe 32 të tjerë për drejtimmjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit emjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim qëdestinacioni të jetë i sigurt.