Kërpaçi: Sistemi arsimor është surprizë, të dalë çfarë të dalë
Edhe pse jemi vetëm 2 javë nga fillimi i vitit të ri shkollor (14 shtator), ka paqartësi nga nxënësit dhe prindërit për zhvillimin e këtij procesi.
Pandemia e ka bërë shumë të vështirë zhvillimin e mësimit,pavarësisht se qeveria ka njoftuar se shkollat janë përshtatur me protokollet eshëndetit.
Pavarësisht se Ministria e Arsimit ka publikuar 3 skenarët e zhvillimit të procesit, për ish-deputeten e LSI-së, Floida Kërpaçi ka ende shumë paqartësi si dhe pamundësi ekonomike nga nxënësit.
Në një intervistë për Ora News, ajo shprehet sesistemi arsimor është sistem surprizë, të dalë çfarë të dalë, duke sjellë sishembull dhe problematikën që maturantët hasën në provimet e maturës.
Kërpaçi:Në diskutimet tona me gjimnazistët poredhe me studentët vihet re se ata janë taë paqartë. Kjo ka filluar që në kohënkur u bë keqmenaxhimi i pandemisë ku nuk kishte asnjë përgjigje se si do tëvijonte viti shkollor. Si pasojë e kësaj dashakeqësie, maturantët u përballënme një provim skandaloz të maturës që mund u kushtoi të ardhmen e tyre. Për tumos u mjaftuar me kaq vazhdojmë me vitin e ri shkollor. Asnjë nuk ka njëinformacion se çfarë po ndodh. Informimi bëhet vetëm me një status që në këtëdatë do të fillojë shkolla. Por a janë pyetur këto nxënës se si po e përballojnëkëtë fillim të vitit shkollor se çfarë vështirësish kanë. Prindërit dhe nxënësitjanë të shqetësuar se si do të ndahen në klasa, shumë shkolla janë prekur nga tërmetidhe nga efektet e pandemisë. Këto janë gjëra që qeveria dhe Ministria e Arsimitduhet t'i kishte planifikuar muaj më parë.
Kjoështë qasja të dalë se çfarë të dalë. Kosto menaxhimi dhe financiare nuk janëparashikuar. Nëse një fëmijë studion tek Petro Nini por tashmë detyrohet tëshkojë shumë larg shtëpisë së tij, kjo është kosto shtesë. Nëse flasim përprotokollin e shëndetësisë, cilat janë masat. Duhej të shpërndaheshin maskafalas. Fatkeqësisht ne në këtë situatë na ka rënë për pjesë një qeverisje që ështëe papërgjegjshme, kemi një brez të tërë që nuk e di se çfarë do ndodhë. Sistemiynë arsimor sot është sistem surprizë, të dalë ku të dalë. Po për arsimin elartë nuk dihet ende se çfarë do ndodhë. Auditoret janë të tejmbushur. Ku dogjenden hapësirat. Ngarkesa mësimore është shumë e madhe.
Një tjetër problematikë që parashtron Kërpaçi ështëmësimi online e cila erdhi me emergjencë në kushtet ku Shqipëria ishte eizoluar për shkak të pandemisë.
Ajo thotë se jo të gjithë nxënësit i kanë mundësitëmateriale dhe ekonomike për të ndjekur mësimin dhe se qeveria ka shpenzuar njëshumë prej 3.5 mln eurosh për pajisjen me tableta, por nuk janë shpërndarë.
Kërpaçi:Më pas kemi dheproblematikë mësimin online. Ne kemi propozuar përdorimin e një sistemi unik,jo një nxënës të bëjë mësimin e fizikës në Whatsapp dhe mësimin e kimisë në Viber.Është një kompleksitet shumë i madh dhe përballë saj është një grup shumë imadh që nuk dinë se çfarë po ndodh. Shumë nxënës nuk kanë se e çfarë ta ndjekinmësimin online, nuk kanë smartphone, tableta. Është shpenzuar 3.5 mln euro ngaqeveria për tableta, por ku janë këto tableta. Këto lekë paguhen nga taksattona. U premtua që në fund të vitit 2018 të gjitha shkollat do të ishindixhitale por nuk i kemi. Nuk kemi asnjë mundësi. Duhet riparë buxheti i mësimit.
Intervistanë studio me gazetarin Leftion Peristeri, përgatiti Endi Mullaj