Elbasan, 3 infermiere pozitive me Covid-19

Koronavirusi krijon vatra të reja në institucionetshëndetësore.

Tre infermiere në spitalin psikiatrik ‘’Sadik Dinci’’ në Elbasan, janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Së pari ka rezultuar pozitive kryeinfermieria e pavionit të urgjencesdhe me pas dy infermiere të cilat mendohet se janë infektuar ngakryeinfermieria.

Burime bëjnë me dije se prej disa ditësh, urgjenca e këtij spitali ka qenë me shërbim të reduktuar.

Aktualisht, në këtë spital janë të shtruar rreth 350 persona të cilët marrin mjekim të vazhdueshëm

Për këtë arsye, ISHP e Elbasanit është duke kryerhetimin epidemiologjik të të gjitha kontakteve që kanë pasur infermieret.

Deri më tani në Elbasan janë 159 raste aktive me koronavirus, informon gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 4 viktima dhe 133 raste të reja.