Shqipëria dhe diplomacia e dështuar e basketbollit!

Zgjedhjet në Malin e Zi treguan edhe njëher se Shqipëria eka humbur prej kohësh (nëse e ka patur ndonjëherë), rolin e ndërmjetësueses mefaktorin shqiptar në rajon.

2 ditë para zgjedhjeve politika shqiptare, me saktëMinistria e Jashtme dhe Kryeministri, bën thirrje për votimin e një koalicionishqiptar "Listës Shqiptare", duke dal hapur kundër partisë tjetërshqiptare "URA", e kryesuar nga Dritan Abazovic,  që tani mund të vendosë të ardhmen e Malit teZi.

Wow çfarë marr-oku! Diplomacia jone amatore, në vend që të tentonte vendosjen e uravelidhëse me "UREN", pse jo edhe për të unifikuar faktorin shqiptaratje, zgjodhi rrugën qorre, mbajti anë! Kryeministri Rama, u soll siç bën nëvend, u bashkua me më të fortin në letër dhe duke shkelmuar çdo lloj parimidiplomatik, siç në fakt bëri me ndërhyrjen në zgjedhjet në ShBA, e në Kosovë.

Atë që po tenton me dëshpërim në Bjellorusinë e largët,Kryeministri mund ta tentonte me faktorin shqiptar në Malin e Zi, por me njëkusht: gjithçka të mbetej larg syve të publikut, larg lavdisë mediatiko/globaleqë i është kthyer në obsesion. Ky do të ishte veprimi më i drejtë, për të mosmbajtur anën e askujt, por për të mbrojtur interesin shqiptar. Të gjitha këtofakte tregojnë se diplomacinë, kjo qeveri e ka pikë shumë të dobët. Prandaj kaardhur koha qe Kryeministri, të japë dorëheqjen nga posti ministrit të jashtëm,diplomacia nuk është kostum për të, siç thotë edhe vetë, "është kostum ingushtë".

Dhe diçka të fundit. Pak kush mund ta dije se liderëtproblematik të 3 shteteve te Ballkanit, kanë të përbashkët basketbollin. EdiRama, Milo Dukanovic dhe Alexsander Vucic janë të pasionuar me lojen e basketbollitose kanë qenë lojtar. Pra ata i bashkon diçka më shumë se etja pakufi përpushtetin, basketbolli. Por mesa duket kjo lloj diplomacie nuk funksionon,prandaj eshte koha per diplomacine e ping pongut (për ata që e dinë, rolin qëluajti ky sport në afrimin e ShBA me Kinën).