Organizimi i sistemit shëndetësor, forcimi i strukturave sot më i nevojshëm se kurrë

Rolin e liderit në sektorin publik e luan Ministria eShëndetësisë, e cila është hartuese dhe përgjegjëse për politikat dhestrategjitë e sistemit shëndetësor, për rregullimin e tij si dhe përkoordinimin e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë sistemit. Them kështupasi ajo ka rolin kryesor, ku shumica e vdekjeve nuk shkaktohen vetëm ngapandemia në vetvete, por nga sforcimi i sistemit shëndetësor, si në vendintonë me një ekonomi të dobët. Pra vdekjet mund të shkaktohen jodrejtpërdrejtë vetëm nga koronavirusi.

Shteti në suaza të normales sigurisht që duhet tësigurojë pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës sinë fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit.

Institucioni më i lartë teknik në fushën e shëndetitpublik është Instituti i Shëndetit Publik, i cili është një institucionnacional nën varësinë direkte të Ministrisë së Shëndetësisë. Detyrat etij përfshijnë studimin dhe monitorimin e faktorëve të riskut,administrimin (njohjen) e sëmundjeve ngjitëse, referencën laboratorike siedhe menaxhimin e programeve të vaksinimit. Zbatimi i mjaft programeveafatshkurtra me natyrë studimore apo promovuese të shëndetit ështëgjithashtu pjesë e aktivitetit të tij.

Instituti i Shëndetit Publik luan edhe një rol tërëndësishëm lidhur me trajnimin në fushën e shëndetit publik. Praorganizimi i sistemit shëndetësor lidhet dhe me edukimin e patjetersueshëmindividual dhe grupor që të ketë efektin më të mirë në shumë aspekte.

Prandaj, cilësia e një individi, edukimi i tij nuk varennga statusi i tij shoqëror ose vendi i punës. Virtyti i një personi shihetnë respektin që ai ka për të tjerët, në mënyrën e duhur për t’u lidhurme ta, pa paragjykime por që afrohet me përulësi dhe delikatesë.