Komandoja plagos dy të rinj në Zall Herr pas një sherri


Një sherr mes tre personave në Zall Herr përfundoi me plagosjen e dy prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 31 gushtit para një lokali.

34 vjeçari Klodian Beshiri, me detyrë komando në repartin e Zall Herrit, ka plagosur me pistoletë një 26 vjeçar, Rexhep Qefalia si dhe ka goditur me qyte të pistoletës Redi Myrton, 23 vjeçar, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

"Në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten" njoftoi policia.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjendhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e  Komisariatit të Policisë  Nr.5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma ezjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën përsqarimin e rrethanave të ngjarjes.