Në furgon me 18 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen dy të rinjtë

Dy persona janë vënë në pranga në Korçë në kuadër tëoperacionit policor “Perimetri”.

Shtetasi E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues nëTiran, u kap duke transportuar 18 emigrantë nga Pogradeci drejt Tiranës.

Ndërkohë, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë,kishte rolin e shoqëruesit.

'’29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip "Volkswagen", 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre’’, informon policia.

Operacioni u finalizua nga Strukturat për Hetimin eKrimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me PolicinëKufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit GjyqësorPogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer nëbashkëpunim”.