Demalia: E kanë dashur dhe Berisha me Nanon, por askush si Rama s'ka pasur kontroll absolut mbi median

Organizata Reporterët pa Kufij, ripërsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare për të mos ndërhyrë në linjën editoriale të dy televizioneve Ora dhe Ora News, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi masën e sekuestrimit.

Një deklaratë e organizatës bën thirrje për pluralizëm mediatik, përfshirë edhe të zërave më kritikë.

Publicisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News nga SHBA thotë se të gjitha qeverinë kanë dashur dhe ja kanë arritur të kontrollojnë median, por asnjëra nuk ka pasur kontrollin absolut të saj si qeveria Rama.

Sa i takon shqetësimit tëngritur nga Reporterëve pa Kufij, Demalia thotë se qeveria nuk ndërhyn dot në mënyrëtë hapur por e realizon këtë gjë tërthorazi.

Demalia: E reja ështëse Shqipëria konsiderohet vend ku po shtypet, korruptohet dhe kompromentohet memedian e lirë. Lufta me median e qeverisë shqiptare e ka zbritur shumë shkallëmë poshtë Shqipërinë. Qeveria e Rilindjes Rama së bashku me kryetarin e bashkisëErion Veliaj kanë marrë një kontroll gjithmonë e më të fuqishëm ndaj medias.Klima politike në Shqipëri nuk ka ndikuar kurrë në favor të medias. Edhe Berishapërpara, edhe Nano, kanë pasur të njëjtin qëllim për të kontrolluar dhekompromentuar median dhe kësaj ja kanë arritur.

Tani Rama ka kaluar çdo cak, asjnë nga qeveritë e mëparshmenuk ka pasur këtë kontroll absolut ndaj medias. Kjo ndihet hapur. Dhe ato mediaqë gjoja janë opozitare por kanë anësinë e opozitës nuk i ndihmojnë klimës sënjë media të lirë. Kjo u duk dhe në reagimin që pati Shoqata e Gazetarëve dheshumë media të tjera lidhur me qëndrimin që po mbahet karshi Ora News. Reporterëtpa Kufij tërhiqnin vëmendjen se qeveria nuk duhet të hyjë në politikëneditoriale të Ora News pavarësisht hetimeve që po bëhen në këto media.

Qeveria nuk mund të hyjë në mënyrë të hapur por sihyn? Kanë filluar tu heqin reklamat kompanitë, kanë filluar presionet e Tatimevenë ato që bëjnë reklama te media e lirë, kanë filluar presionet ndaj gazetarëve.Këto janë fijet e "fshehta" që e bëjnë median të dobësohet. A do talejojë Ora News këtë"? Gjendja është shumë e nderë. Nesër edhe po ta fitojëOra News gjyqin nuk vlen më se e ka shkatërruar. Kjo ndodh në prag fushate.

Në gjykimin e tij shoqëria shqiptare është shumë pasive dhe nuk reagon karshi të keqes.

Intervista në studio me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana