Binjaku: Ka paqartësi për rifillimin e shkollës, këtë vit u bë mësim në mënyrë sipërfaqësore

Në një intervistë për Ora News, sociologia EntelaBinjaku u shpreh se  në lidhje meshkollat, organet e qeverisjes vendore duhet të kishin bërë një punë më të mirëpër të tejkaluar këtë periudhë të vështirë.

Për Binjakun, shumë familje nuk kanë pasur mundësitëminimale për tejkalimin e situatës së pandemisë.

Entela Binjaku:Organet e qeverisjes vendore duhet tëkishin bërë një punë më të mirë për të tejkaluar këtë periudhë të vështirë. Ndoshtamë shumë hapësira për tu argëtuar fëmijët, programe në televizionet dhe medietlokale duke i ndihmuar që të kalonin kohën në mënyrë më të kulturuara. Aktivitetete lira kanë pasur mangësi dhe u pa se kishim mangësi në këtë drejtim. Në jetojmënë një shoqëri të varfër dhe ka pasur familje që nuk e kanë pasur mundësi qët'u japin fëmijëve as edhe kushtet më minimale për tejkalimin e kësaj situate.

Binjaku theksoi se për fillimin e vitit të ri shkollorka paqartës dhe pasuri në lidhje me shëndetin.

Entela Binjaku:Shkolla në vetvete formon strukturëmendore të shoqërisë dhe fillimi i saj është i mirëpritur nga të gjithë. Paqartësitëjanë të larta sepse disa kanë pasiguri për shëndetin si një nevojë parësore. Kaedhe pasiguri të tjera, se si do të vazhdohet me procesin e mësimit, sepsenisur nga ky viti, mësimi është bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe dijet nuk janëpërvetësuar ashtu sikurse duhet. Por le të jemi besimplotë që angazhimi iinstitucioneve do të jetë i plotë dhe serioz për një sistem arsimor brenda standardeve.

Së fundmi, Binjaku shtoi se duhet një angazhim i të gjithë aktorëve për nisjen  e mësimit në shkolla

Mendoj se mësimetme turne nuk janë një koncept i ri. Do të ketë nga ata që do të kenë vështirësinë përshtatje me kushtet e reja, prandaj mendoj se është një periudhë që duhetangazhimi i gjithë aktorëve dhe i gjithë mjedisi i arsimtarëve në vend që duhettë bëhen pjesë e tryezave. Po ashtu edhe mjedisi akademik duhet të ofrojëkonsulencën e vet qeverisjes dhe organeve që merrem me arsimin. Edhe e Akademiae Shkencave duhet të japë kontributin e saj në mënyrën se si do të përmirësohetstandardi i pedagogjisë në kushtet e reja.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti