BKH nis nga puna, nesër çelet gara për 60 oficerët e njësisë

Byroja Kombëtare e Hetimit do të fillojë nga punaduke filluar nga dita e nesërme.

Pas zgjedhjes së drejtueses, Aida Hajnaj mes 40kandidatëve, nesër (1 shtator) pritet të çelë garën për përzgjedhjen e 60oficerëve të BKH-së.

BKH është një njësi e specializuar e policisëgjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme,sikurse autorizohet në ligjin për SPAK-un, 2016.

SPAK aktualisht ka të regjistruara rreth 180 dosje,apo kallëzime dhe procedime penale të regjistruara për korrupsion nga zyrtarëte lartë si dhe krime të rënda. BKH do ketë selinë në të njëjtën godinë si SPAK.