Meta i kërkon informacion Ramës për "Detin": A jemi përgatitur për pasojat e vendimit me Greqinë?
Presidenti, Ilir Meta, nuk mjaftohet me deklaratat publike tëkryeministrit Edi Rama në lidhje me kërkesën e Greqisë për t’i zgjeruar ujëratterritoriale të saj me 12 milje në detin jon.
Kreu i Shtetit me anë të një letre zyrtare, që Rtv Ora edisponon, i kërkon informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri GrekMitsotakis.
Ndaj kryeministrit Rama, Presidenti kërkon llogari për qëndrimin zyrtar të Shqipërisëdhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë ky vendim.
"Kërkojinformacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbikëtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndajvendimit të Greqisë për t’u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prej tij,përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Kërkoj informacion për veprimet që dondërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti tëtillë të njëanshëm të Greqisë" shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës.

Lexo edhe: Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta
Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar.
Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje.
Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete.
Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.
Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dhe opozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshje të fshehtë me Athinën.
Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë ti shtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin e Detit.
Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtë me Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh me firmën e Presidentit.
Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve është kanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.