Rezultoi pozitiv me covid bashkëshorti i punonjëses, mbyllen zyrat e Hipotekës në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2020, 18:39
Zyrat e Hipotekës (AShK) në Pogradec kanë pezulluar punën ditëne sotme (31 gusht), pasi bashkëshorti i një punonjëseje ka rezultuar ditë mëparë me Covid19.
Aktualisht ai është i shtruar në Tiranë dhe ndodhetnën kujdesin e mjekëve.
Këtë të hënë (31 gusht) mësohet se në këto zyra janëkryer dezinfektime ndërsa puna do të vijojë me masa të rrepta për të gjithëqytetarët.
Gjithashtu do të gjurmohet nëse punonjësja ka pasur kontakt me kolegët ose jo.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan133 raste të reja, ndërsa 4 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.