Kirurgu në Elbasan pozitiv me koronavirus, kreu operacione ndërsa ishte sëmurë

Konfirmohet pozitiv me Covid-19 një mjek në spitalin Rajonal tëElbasanit.

Mjeku me inicialet I.I pas shfaqjes së simptomave i është nënshtruartestit për koronavirus dhe ka rezultuar pozitiv.

Burime bëjnë me dije se kirurgu ka ushtruar profesionin e tij dhe ka kryer edhe ndërhyrje kirurgjikalegjatë kohës që ka qenë i sëmurë.

Ende nuk është e qartë se ku ai është infektuar por mendohet se kapasur kontakte më nje tjetër person personel (punonjësja sociale) në Drejtorinëe Spitalit e cila është konfirmuar pozitive me Covid-19.

Paraprakisht mësohet se mjeku është në gjendje stabël.