Mbështetje për prodhuesit e verës, Çuçi: Politikat mbështetëse po japin rezultat
Vreshtaria dhe prodhuesit e verës do të jenë në sektorëtqë do të kenë mbështetjen me financime nga qeveria. Ministri Blendi Çuçi tashmë do të nisë dheregjistrimi I subjekteve që veprojnë në këto fusha.
Një kantinë vere në Përmetështë një nga agrobizneset që ka përfituar nga skemat mbështetëse të IPARD menjë vlerë prej rreth 8.5 milionë lekëve për blerjen e makinerive dhe paisjeve.
Gjatë vizitës, Ministri iBujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se politikat mbështetëse për bujqësinë pondikojnë direkt në zhvillimin e këtij sektori.
“Në harkun kohor të 7-8 viteve kjo kantinë e kadyfishuar sasinë e prodhimit dhe ka zgjeruar tregjet e shitjes. Ka përfituar dyherë nga fondet e qeverisë përmes Skemës Kombëtare dhe skemës IAPRD. Ju sotsapo keni firmosur kontratën si përfitues i një mbështetje tjetër nga IPARD,për të blerë pajisje dhe makineri për të rritur kapacitetin dhe cilësinë everës.”
Çuçi bëri të ditur seministria që ai drejton po përgatit një ligj të ri për vreshtarinë dhe verën,si dhe ndërtimin e Kadastrës së Vreshtave.
Në vendin tonë ushtrojnëaktivitet 45 kantina të prodhimit të verës.
Prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, është rreth 190 mijë ton rrush.
