Gjirokastër, 4 drejtues automjetesh u arrestuan gjatë muajit gusht

Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 shtetaspër drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugoretë qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteverrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesveqë drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme nërrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimittë mjetit.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuardhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, 1 për drejtim mjetinë gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej1287 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

• 710 masa për parakalime të gabuara;

• 43 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit tëmjetit;

• 29 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

Janë dërguar në OASH 10 drejtues mjetesh, 2 prej tyre përpërdorim të pijeve alkoolike.

Janë bllokuar 3 automjete.

Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër falënderon qytetarëtpër bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje tëKodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin eaksidenteve.