Pogradec, transportoi 28 emigrantë për 100 euro, prangoset 27-vjeçari

Nuk kanë të ndaluar tentativat etrafikimit të klandestinëve përmes Shqipërisë në rrugën drejt Vendeve të BE. Një27-vjeçar nga Tirana u kap në Pogradec duke transportuar në një furgon mallrash28 klandestinë.

Plot28 klandestinë po transportoheshin në këtë furgon mallrash në rrugën transit përmesShqipërisë Drejt Vendeve të Bashkimit Evropian.

Mjetiishte në rrugë drejt Tiranës ku u ndalua nga Policia rrugore në Pogradec.

Nëpranga u vendos në kushtet e flagrancës drejtuesi i 27-vjeçar Denis Dervishi,banor i Tiranës.

Sipasdëshmive në polici, klandestinët nga vendet e lindjes i kishin dhënë nga 100euro secili me premtimin se i riu do ti nxirrte në kufijtë veriore tëShqipërisë.

Prejaty ata do të synonin vendet e Bashkimit Evropian.

Tentativee trafikut kanë shënuar rritje gjatë muajve të verës, ku është vënë re edhefenomeni i përdorimit të fuoristradave të ashtuquajtura të luksit me xhama tëzi për transportin e emigrantëve.

Përgjatë vitit policia ka identifikuar më shumë se 250 të ashtuquajtur taksistë klandestinësh, ndërsa forcat e Frontex çdo ditë ndalojnë mesatarisht 20 emigrantë në kufirin e gjelbër me Greqinë.

https://youtu.be/ZYxkQw95nK4