Negociatat për detin, Greqia konfirmon nisjen e bisedimeve të sinqerta
Greqia shpreson të rifillojë së shpejti bisedimet me Shqipërinë për përcaktimin e kufirit detar. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshjeje. Në lidhje me negociatat për ndarjen e kufirit detar Dendias ka njoftuar të vizitojë Tiranën, por deri më tani nuk ka një datë konkrete.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, mori si shembull dialogun dhe marrëveshjet e arritura me Greqinë dhe Egjiptin për të lajmëruar fillimin së shpejti të bisedimeve dhe me Shqipërinë për ndarjen e kufirit detar. Duke folur për mediat greke në lidhje me tensionet e fundit me Turqinë, Dendias tha se Athina është e interesuar të zhvillojë bisedime të sinqerta.
"Greqia ka treguar se nxit dialogun me të gjithë fqinjëte saj pa përjashtim që nga marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë si dhe marrëveshjae mbrojtjes me SHBA, të gjitha u arritën me dialog të sinqertë. Dialog i ngjashëmpritet të fillojë së shpejti dhe do të na çojë drejt një marrëveshje dhe meShqipërinë".
Debati për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë mori zjarr pas deklaratës së kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis, se Greqia do ti zgjerojë ujërat territorialë në detin Jon nga 6 në 12 milje si dhe u lajmërua vizita në Tiranë e Ministrit të Jashtëm grek.
Në Shqipëri deklarata e Mitsotakis ndezi debatin politik dheopozita ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria, e akuzoi kryeministrin Rama përmarrëveshje të fshehtë me Athinën.
Së pari, kryeministri Rama tha se është e drejtë e Greqisë tishtrijë ujërat territorialë deri në 12 milje në bazë të Konventës për Ligjin eDetit.
Më pas Kryeministri sqaroi se nuk ka marrëveshje të fshehtëme Athinën pasi së pari duhet riformatuar grupi negociator, proces që ndodh mefirmën e Presidentit.
Debati kryesor për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve ështëkanali i Korfuzit, ku distanca mes dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.