“Shoferët nuk zënë mend”, 35-vjeçari me 176 km/h ndalohet nga postblloku i dytë i policisë

Drejtuesite mjeteve vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit, ku vetëm përgjatëfundjavës janë tërhequr më shumë se 100 patenta. Shpejtësia maksimale qëpolicia ka konstatuar është 176 km/h në zonën e autostradës Tiranë-Elbasan.

Më shumë se 100 patenta janë hequr drejtuesve tëmjeteve përgjatë fundjavës në rrugët e vendit.

Ata janë ndëshkuar nga policia pasi janëkonstatuar duke drejtuar mjetin me shpejtësi 80 km/h mbi normën e lejuar apodhe në gjendje të dehur.

Rasti konkret është i një 35-vjeçari nga Tirana, icili qarkullonte me 176 km/h.

Ai është ndaluar gjatë ndjekjes nga patrullat etjera të Policisë Rrugore që ishin vendosur në distancë, pasi nuk ndaloi kurpunonjësi i Policisë i dha shenjë ndalimi.

Krahas masës për pezullimin e patentës policia bënme dije se ka vënë dhe mbi 1200 masa administrative për shkelje si parkimi igabuar, mos vendosje rripit të sigurimit, parakalim i gabuar apo përdorimi icelularit në timon.

Gjatë patrullimeve mësohet se janë shoqëruar në komisariat 2 automjete luksoze për verifikime të mëtejshme, pasi drejtuesit e tyre qarkullonin paralel duke biseduar me njëri-tjetrin dhe tentuan për të zhvilluar gara shpejtësie.

Gjithashtu ka patur dhe raste të verifikimeve të automjete të tjera prodhim i viteve të fundit, pasi drejtuesit e automjeteve kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe kishin mangësi në dokumentacion.

Pavarësisht kontrolleve të policisë, aksidentetrrugore kanë shënuar rritje përgjatë muajve të verës, duke e rënduar bilancin eviktimave.

Gjatë muajit gusht janë regjistruar rreth 150aksidente në të gjithë vendin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 personavedhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.