U dëmtuan nga tërmeti, Boçi: Arsimi në Rrogozhinë në vështirësi, vetëm 1 shkollë nga 5 kanë nisur rindërtimin
Partia Demokratike kadenoncuar situatën e vështirë të shkollave në rrethe.
Nga Rrogozhina, ish deputetiLuçiano Boçi ka theksuar se deri më tani vetëm 1 institucion arsimor ka nisurpunën për rindërtimin.
Ndërsa 4 godinat e tjera janëtë rrënuara.
Boçi: Kjo qeverisje nuk e ka në vëmendje arsimin prioritet. Rrogozhina është futur në zonat e dëmtuara nga tërmeti dhe në programin e rindërtimit por shkollat e saj janë të pandërtuara dhe nuk janë gati. Vetëm në njërën ka filluar ndërtimi dhe ajo nuk ka përfunduar. E keqja më e madhe është se nxënësit e kësaj shkolle bëjnë 10 km rrugë për të mbërritur. Sivjet në kushtet e covidit nuk ka një plan masash për transportin e fëmijëve, mësuesve dhe për t'i ardhur në ndihmë me paketa financiare këtyre fëmijëve që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.
