Shtatori rikthen debatin për “zgjedhoren”, KQZ-ja e re brenda 19 tetorit
Organii ri që do të administrojë zgjedhjet duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor. Ngahyrja në fuqi e kodit zgjedhor, Kuvendi ka 60 ditë kohë, ndërsa e gjithë punakalon nëpërmjet një procedure të vështirë parlamentare për filtrimin e emrave ngakryekomisioneri e deri tek anëtarët e organeve.
19 tetori është afati i fundit kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të marrë jetë, pasvendimit të ristrukturimit të tij.
Kodi Zgjedhorë në dispozitat kalimtare përcakton seky organ duhet të ngrihet jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi endryshimeve.
Një ditë më parë Kuvendi hapi procedurën për vendetvakante për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerin Shtetëror tëZgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve.
Kjo thirrje do të qëndrojëe hapur deri në 18 shtator, e më pas Kuvendi do të nisë procedurën e përzgjedhjesnë bazë të Kodit Zgjedhor.
Neni 17 i KoditZgjedhor përcakton procedure e përzgjedhjes së trupës së re, ndërsa në pikën 3parashikohet ngritja e një Komisioni Parlamentar që vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushte dhe listën ja kalon për votim Kuvendit.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar krijohet me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar.
Por ky sanksion vlen për të ardhmenpasi procedura aktuale rregullohet me dispozita kalimtare, kjo për të bërë pjesëtë procesit Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.
Këto forca politike jashtë parlamentarenë Komision do të përfaqësohen me një të deleguar të posaçëm, i cili ka këtodetyra konkrete:
"Komisioni parlamentar përzgjedh tre kandidatënga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. I dërguari i posaçëm eliminon njërën nga kandidaturate përzgjedhura.
I dërguari iposaçëm ka të drejtë të përzgjedhë tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin.Komisioni me votim eliminon njërën nga kandidaturat e përzgjedhura.
Anëtarët e Rregullatorit zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra,midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për Rregullatorin. I dërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë.
Anëtarët e KAS-it zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midiskandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për KAS-in. Idërguari i posaçëm ka të drejtë të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë".
Ky proces parlamentar për ngritjen e kqz-së së re, pritet të zhvillohetparalelisht me diskutimet në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, i cilido të nisë punën në shtator.
Në këtë organ pritet të ketë debate të forta mesmazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare, pasi në kod do të reflektohenndryshimet e njëanshmë të Kushtetutës që lidhen me listat e hapura dhe heqjen ekoalicioneve parazgjedhore.