Apple vendos Kosovën në hartë!

Kompania gjigande dhe prestigjoze "Apple" nuk kishte vendosur në hartë shtetin e pavarur prej disa vitesh, Kosovën, në hartën e "Apple Maps".

Për këtë arsye pati një debat të madh online, sidomos pasi këtë gjë e kërkoi me ngulm Dua Lipa në Instagram-in e saj, madje kjo gjë revltoi edhe serbët duke iu kundërvënë Dua Lipës.

Në peticionin "Put Kosovo On Apple Maps" u mblodhën afro 200 mijë nënshkrime, dhe lajmi i mirë është se Kosova është më në fund pjesë e hartës së Apple.