Vlorë: Dy fshatarë asfiksohen brenda në pusin e ujit, i shpëton fëmija
Dy fshatarë në Vlorë mbetën të asfiksuar këtë pasdite pasi ishin futur në pusin e ujit për të rregulluar pompën e ujit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Roms, Selenicë, të Vlorës.
55 vjeçari sëbashku me 23 vjeçarin ishin në proces pune e sipër kur i ka zënë gazi brenda pusit.
Ata janë nxjerr nga familjarët dhe po transportohen drejt spitalit rajonal të Vlorës.
"Rreth orës 18:00, në fshatin Romës, Selenicë, shtetasit B.Xh dhe E.I duke montuar një pompë uji në pus, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Vlores.
Femija i shpetoi- Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Heroi" i tyre ka qenë një fëmijë, i cili pasi i ka pikasur ka njoftuar familjarët e tjerë të cilët i kanë nxjerrë më pas me shkallë dhe litar.
Njëri prej tyre është transportuar drejt spitalit me maskëoksigjeni për shkak të vështirësive në frymëmarrje.