Shqiptarët do ta kalojnë natën në kufi në pritje të hapjes së traut nga Greqia nesër
Trau i Greqisë u mbyll, por shqiptarët do ta kalojnë natën jashtë në pritje të orës 6 të së hënës.
Greqia vijon të mos tolerojë sa i përket kuotës prej 300personave që duhet të kalojnë në ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Edhe pse sot u duksikur do të bënte një lëshim për shtetasit që mbetën në kufi, pas plotësimit tënumrit diçka e tillë nuk ndodhi.
Shumica prej tyre janë që prej orës 7 në doganë dhe nuk janëlarguar për asnjë moment, kjo për të mos humbur radhën.
Kjo do të jetë nata edytë që shqiptarët do të kalojnë natën jashtë për të pritur orën 6:00 për hapjene traut dhe për të kaluar më pas.
Mes tyre ka shtetas që të nesërmen u mbaron tamponi ndajjanë duke qëndruar në radhë dhe pritje prej shumë orësh.
Ndërkohë që disa prej tyre do të duhet të rimbushinformularin online për mjetet i cili ka vlerë vetëm 24 orë dhe do të ripaguajnëedhe njëherë tarifën prej 10 eurosh.
Mes shtetasve ka gra, fëmijë dhe të moshuar.
Sot ata u përballën me temperatura përvëluese ndërsa rreth50 të tjerë u ndaluan nga policia tek kryqëzimi i fshatit Kapshticë për të moskrijuar radhë në doganë, por atje u përballën jo vetëm me temperaturat e lartapor edhe mungesën e ambjenteve për kryerjen e nevojave personale apo blerjen eushqimeve.
Në rast se palët shqiptare dhe greke nuk do të negociojnë për rritjen e numrit të kuotës për të kaluar më shumë se 300 persona, një situatë e tillë pritet të ndodhë edhe javën e ardhshme.
Lexo edhe: Kaluan 300 të parët, pala greke vë kordon në Kapshticë, dhjetra makina në radhë