Turizmi në celular, Lezha krijon hartën e pikave turistike për vizitorët
Turistët që vizitojnë Lezhën tashmë e kanëshumë të thjeshtë që të njihen me atraksionet turistike dhe historike të këtijrajoni.
Bashkia ka krijur një barkod i cili ështëvendosur në vende të ndryshme dhe aksesohet përmes telefonit ku menjëherë tëshfaqet ajo që të ofron ky qytet.
"Ne kemi realizuar këtë barkod që e kemi vendosur në këtopikat turistike për të vizituar të gjithë atraksionet e Lezhës. Me një skanim tëtelefonit menjëherë zgjidhet faqja për informacione në lidhje me këtë pikë".
Nënkryetarja e Bashkisë Oliana Moriseni thotëse nxitja dhe promvimi i turizmit vendas është objektivi i kësaj njësievendore.
Moriseni: Nxitja dhe promovimi i turizmit vendas është një ndër politikat dheobjektivat e Bashkisë së Lezhës edhe pse jemi në një situatë pandemie globale.
Për tju ardhur në ndihmë vizitoreve barkodi ikrijuar nga kjo bashki është vendosur në vende publike dhe thuajse në të gjithahotelet e zonës turistike të Shëngjinit ku është edhe përqëndrimi më i madh i vizitorëve.