Tirana mes katër rrugëve, bashkia e kryeqytetit harron banorët, nuk u ofton as shërbimet minimale

Rrugëte Tiranës janë një ndër shqetësimet e shumta të banorëve në kryeqytet. Në zonëe spitaleve në gjendja e rrugëve është e degraduar, ndërkohë banorët deklarojnëse prej vitesh nuk është investuar në të. 

Në çdo pjesë të saj Tirana vuan mungesëne investimeve në rrugë, qofshin ato kryesore apo edhe dytësore.

Prej kohësh nuk investohet në to, ndërsabanorët duhet të përballen çdo ditë me këto probleme.

Rruga në foto ndodhet në zonën e spitaleve në kryeqytet, një zonë e populluar, por duket se askush nuk ëhtë kujdesur të zgjidh shqetësimet e banorëve. Ata ankohen për një trotuar.

"Nukka një trotuar, do hipi në mal të Dajtit për të kaluar. Rruga është më keq seqeveria".

 Ndërkohë kanalizimet dhe sinjalistika të tjeramungojnë. Shqetësim është edhe për drejtuesit e automjeteve, apo  banorët e zonës.

"Shumërrezik është për të gjithë, shoferët e kalimtarët. Kështu ka qenë gjithmonë".

Përballë një gjendje të till banorët e Tiranës,shprehen se ndihen të pafuqishëm për të zgjidhur problemet e tyre, adresimi ityre në bashki bëhet gati i pamundur.