Shtatori rimbledh dy qeveritë Kosovë-Shqipëri, marrëveshjet kryesore për doganat, hekurudhën, energjetikën
Qeveritëe Kosovës dhe Shqipërisë në të kaluarën kanë mbajtur disa mbledhje tëpërbashkëta ku janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje, megjithëse disa prej tyrenuk kanë gjetur zbatim konkret. Palët kanë planifikuar një tjetër takim nështator, sërish me interes për të dyja palët.
Kosova dhe Shqipëria do vazhdojnë edhe këtëvit traditën e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare, për të nënshkruarmarrëveshje të reja dhe për të avancuar paktet e kaluara.
Takimi mes dy qeverive shqiptare ështëplanifikuar në Shkodër në javën e tretë të shtatorit.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherëshkoordinatorja e mbledhjes, Albulena Balaj-Halimaj, informon se palët janëpajtuar për disa draftmarrëveshje, tri më kryesoret me interes të posaçëm.
Balaj-Halimaj: Ato të cilat ndoshta janë mëpak gjigande se të tjerat janë Dogana e Kosovës, linja hekurudhore dheështë hidrocentrali që mendohet të ndërtohet në Shqipëri, e që do tëjetë funksional për Kosovën.
Projektet dypalëshe dhe transporti hekurudhornga Porti i Durrësi pritet të lehtësojnë̈ qarkullimin e qytetarëve, të mallravesi dhe të rritnin përfitimet e bizneseve.
Ekspertët e fushës apelojnë për kalimin ngafaza e draftmarrëveshjeve te zbatimi konkret i tyre.
Ndër ta, Berat Rukiqi i Odës Ekonomike tëKosovës, dhe profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, e vënë theksin te shfrytëzimii burimeve të përbashkëta energjetike.
Rukiqi: Ne kemi nevojë t’i kombinojmëburimet energjetike me rritë atë që njihet si rezervë në sistem që indihmon stabilitetit të furnizimit. Këtë drejtim them se duhet t’i shtohetmundësia që Shqipëria të investojë në një termocentral në Kosovë, apody qeveritë të investojnë në një termocentral.”
Sadiku: Burimet energjetike nëShqipëri janë tërësisht nga uji, ndërsa nga Kosova janë nga thëngjilli,nëse kërkohet ndonjë këmbimin mes Kosovës dhe Shqipërisë të shohim saështë kjo racionale. Por ajo që dihet është se fuqizimi i lidhjesenergjetike Shqipëri-Kosovë është shumë i rëndësishëm.
Takimi i shtatorit mes dy qeverive shqiptare uparalajmërua një muaj më parë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkëtme homologun e tij, Avdullah Hoti.
Palët diskutuan në detajet e aspektet e bashkëpunimit,dhe lanë të hapur mundësinë për një tjetër takim në Tiranë në muajin nëntor, këtëradhë në kuadër të një kongresi vendor për të ndarë praktikat e mira dhe sfidate njëjta në fushën e mirëqeverisjes.