Rikthehet vettingu në drejtësi, gjyqtarët e parë në filtër Vojsava Osmanaj dhe Artur Gaxha

Nisja emuajit shtator shënon dhe rikthimin e seancave të vlerësimit të gjyqtarëve dheprokurorëve. Të parët që do dalin janë dy gjyqtarë të Apelit, të cilët dovlerësohen për 3 kriteret. Vettingu në drejtësi hyn në vitin e tretë, por nukjanë vlerësuar as gjysma e njerëzve të drejtësisë.

Pas më rreth 3 javësh ndërprerje, ditët e para tëmuajit shtator nisin me rikthimin e procesit të vettingut në drejtësi, tëkontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Seanca e parë do të mbahet me 2 shtator, kusubjekt vlerësimi është gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Vojsava Osmanaj.

Seanca tjetër për javën e parë të shtatorit do tëmbahet më datën 4 kur në sitë do jetë gjyqtari i apelit Tiranë, Artur Gaxha.

Procesi i vettingut në drejtësi hyn në vitin etretë, ku deri më tani kanë kaluar 284 gjyqtarë dhe prokurë, përkatësisht 104 tëshkarkuar dhe 118 kanë rezultuar të pastër në 3 kriteret e vlerësimit.

Në shifrën prej 284 përfshihet 35 ndërprerjeprocesi ose thënë ndryshe prokurorët dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje edhepse procesi i rivlerësimit për ta kishte nisur.

Për 8 subjekte, KPK-ja ka pushuar procesin pasiata dhanë dorëheqjen pa hyrë ligji i vetting-ut në fuqi në vitin 2017.

Në listë janë edhe 17 prokurorë dhe gjyqtarë pavendim përfundimtar dhe këtu futen gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët dolën nëpension dhe automatikisht ata janë të larguar nga sistemi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka një mandat5-vjeçar dhe brenda kësaj kohe duhet të përfundojë rivlerësimi për rreth 800prokurorët dhe gjyqtarët.

Kur ka kaluar më shumë se gjysma e afatitkushtetues në filtër kanë kaluar me pak se gjysma e njerëzve që këto 30 vitekanë dhënë drejtësi.