Betejë për ujin e pijshëm, në fshatrat e Elbasanit heshtje për kërkesat e banorëve
Mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një problem shqetësues në disa fshatra të Elbasanit.
"Prej shumë vitesh tashmë, banorët e fshatit Mlizë të Bashkisë së Elbasanit janë duke vuajtur mungesën e ujit".
Çdo muaj detyrohen të paguajnë faturën e ujit të pijshëm, pavarësisht se në çezma u mbërrin pak orë apo dhe një herë në dy ditë.
Por kosto shtohet nga uji i ambalazhuar që duhe të blejnë çdo ditë.
"Ikim i mbushimtek burimi. Lekët i paguajmë, ujë të pijshëm nuk kemi pasur".
Për situatën kanë trokitur në dyert epushtetit vendor, por si përgjigje kanë marrë heshtjen.
"Kemi vajtur tekkryeplaku, kanë ardhur por prapë nuk kemi marrë zgjidhje."
Edhe pse fshati i ka pranë burimet ujore dheshpesh është premtuar për një projekt që do t'i japi zgjidhje zonës, duket sedo të duhet kohë deri në realizimin e tij.