Elbasan, vodhi një supermarket nën kërcënimin e thikës, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar në Elbasan uarrestua pasi tentoi që të vidhte në një supermarket.

Shtetasi me iniciale E.S., icili nën kërcënimin e thikës vodhi disa produkte ushqimore dhe tentoi tëlargohej.

Me marrjen e njoftimit se nënjë supermarket te rruga "Rinia" në lagjen "Aqif Pasha" policiashkoi në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur  identifikimin, kapjen dhe arrestimin nëflagrancë të autorit të dyshuar.

33-vjeçari me precedent tëmëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur  nga forca e posamçe "Shqiponjat",në afrësi të banesës së tij.

Në cilësinë e provësmateriale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluanProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.