Spahia: Italia 4-fishon testet për Covid para hapjes së shkollave, në Tiranë pseudoekspertët të strukur nën urdhërat politikë
Italia ka shpallur planin për katerfishimin e testimeve përCovid-19, 300 mijë në dite para nisjes së shkollave. Ish-deputeti demokratBardh Spahia ndërsa e ndan me ndjekësit e tij në facebook këtë lajm thotë se fatkeqësisht asgjë e tillë nuk ndodhnë Shqipëri.
Ai akuzon strukturat shtetërore për mungesë transparence, sipër numrin e testeve, prejardhjen e tyre, kushtet e kapacitetet njerëzore eteknike.
Në këtë situatë tëmjerë, thekson Spahia, kemipseudoekspertë të strukur nën urdhërat politikë, që nuk mendojnë më profesionalishtdhe një qeveri të pabesë me qytetarët e vet.
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë u regjistruan 101 rastetë reja pozitive dhe 5 viktima, ndërkohë që vijon të jetë i lartë numri i tështruarve në spitale, 178 pacientë nëdy spitalet Covid, 18 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 7 të intubuar.
Postimi i plotë nëfacebook
Ndërsa Tirana zyrtarenuk ka as edhe një plan si për shtatorin kur qytetarët do i kthehen punës paspushimeve e do nisin edhe shkollat, fqinji ynë Italia po përgatitet të zbatojënjë strategji ambicioze, që ka në qendër rritjen maksimale të numrit tëtestimeve për Covid-19, me 300 mijë të tillë në ditë.
Strategjia është pjesëe një plani kombëtar mbikqyrjeje e gjurmimi i Covid-19, i hartuar nga drejtorii institutit të Mikrobiologjisë në Padova, Prof. Andrea Crisanti, ai që njihetsi “babai” i strategjisë, “tamponë për të gjithë”. Idetë e Prof. Crisantit janëmirëpritur nga qeveria italiane, e cila i ka kërkuar hartimin e një planikonkret të detajuar, i cili tashmë po diskutohet nga Komiteti teknik shkencorpër pandeminë Covid-19.
Plani parashikon 40milionë euro shpenzim fillestar, plus 1.5 milionë në ditë për menaxhimin etestimeve.
Synimi kryesor ështëqë të kalohet nga 70-75 mijë, diku 90 mijë tamponë në ditë në Itali, në plot300 mijë tamponë në ditë. Profesor Crisanti vlerëson se kjo rritje e testimeveduhet të kryhet në fazën e ndërmjetme mes kthimit nga pushimet dhe praghapjessë shkollave
Plani përkatërfishimin e tamponëve, kërkon hapjen e laboratorëve të rinj në cdo rajon,me kapacitet testimi, 10 mijë tamponë në ditë dhe të koordinuar nga qeveria, nëmënyrë që zbatimi i kësaj strategjie të bëhet në mënyrë homogjene në gjithëItalinë. Propozimi i profesor Crisantit është që të ketë struktura fikse, poredhe të lëvizshme, të pajisura për të kryer tamponët edhe në zona të thella apotë vështira. Këta laboratorë shtesë do përdoren për të rritur mbikqyrjen nëpërshkolla, zyrat publike e në kufi. Për uljen e kostove, prof. Crisanti propozonqë reagentët e kiteve të prodhohen në Itali, sic bëhet tashmë në rajonin ePadovas.
Ky është shqetësim eimpenjim për qytetarët! Ky është shfrytëzim i kapaciteteve të ekspertëve për tëmbrojtur shëndetin e qytetarëve! Ky është impenjim serioz, se jeta e qytetarëveështë gjëja më e shtrenjt edhe pse me koston më të lartë për një vend!
Fatkeqësisht asgjë etillë nuk ndodh në Shqipëri! Mungesë transparence, si për numrin e testeve,prejardhjen e tyre, kushtet e kapacitetet njerëzore e teknike! Në këtë situatëtë mjerë, kemi pseudoekspertë të strukur nën urdhërat politikë, që nuk mendojnëmë profesionalisht dhe një qeveri të pabesë me qytetarët e vet!