Hapja e shkollave, Daiu: MASR duhet të bënte tamponin për personelin mësimor dhe ndihmës

Me14 shtator shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për të nisur vitin eri shkollor 2020-2021, sipas një udhëzimi tashmë të bërë publik nga MinistrjaShahini.

Pedagogia,Sonila Daiu, në aspektin  teorik e sheh nërregull të gjithë situatën por zbatimi i këtij udhëzimi në praktikë në përshtatjeedhe me situatën pandemike sipas saj paraqet shumë vështirësi.

Për Ora News, ajo thotë se Ministria e Arsimit sëpari duhet të kryente tamponin për të gjithë personelin mësimor dhe atë ndihmës.

Daiu: MASR fillimishtdo të duhej që personeli mësimor dhe ai ndihmës ti nënshtroheshin tamponit parafillimit të shkollës, që tu ofronin siguri prindërve dhe nxënësve që janë paprobleme shëndetësore. Një pikë tjetër skeptike në udhëzim është që nxënësveçdo ditë përveç se do tu matet temnperatura duhet të plotësojnë çdo mëngjes njëformular vetëdeklarimi që ata dhe familja e tyre nuk kanë Covid-19. Kjo ështëqesharake, çdo mëngjes të ndodhë një procedurë e tillë! Çfarë mund të dijë njëfëmijë 12-13 vjeç? Po kështu njerëzit po hezitojnë të tregojnë se kanë Covid19. Lë shumë për të dëshiruar mënyra e të shkruarit sepse nuk bazohen nëstatistika, në buxhete të caktuara dhe masa konkrete.

Pedagogia Daiu thotë se situata me të cilën po përballemi ështëe jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Për ta bërë më të qartë çështjenajo krahason udhëzimin e MASR me planin e shtetit fqinj për shkollat, Italisë.

Daiu: Në të gjithë familjet ku një pjesëtarështë mësues kanë filluar ethet e këtij fillimviti. Kjo situatë që po kalojmë ështënjë situatë e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Masat e marra dhezgjidhjet që duhen bërë duhet të jenë të mirëstrukturuara dhe të mirëstudiuara.

Nukkemi në informacion të detajuar ndryshe nga fqinjët tanë dhe vende të ndryshmetë BE. Italia prej shumë kohësh ka strukturuar qartazi punën në arsim në treshtylla që janë shtimi i ndërtesave të reja ku do të zhvillohet mësimi që tëketë më pak nxënës për klasë, kjo është detajuar dhe me një shtim buxheti prej2.9 mld euro.

Shtyllatjetër e rëndësishme ka qenë përmiërësimi i sistemit elektronik ku nxënës menevoja bazike janë pajisur me laptopë, tableta, u është paguar interneti, po kështumaskat dhe dezinfektimi.Po kështu shtimi i mësuesve, ku prej kohësh janë 84 mijëvende të lira pune për të ofruar mësueist e rinj për t'ju gjendur pranë shtetittë tyre në këtë situatë pandemie.E njëjta gjë ka filluar të bëhet teorikishtdhe në shtetin tonë. Ka dalë një udhëzues i fillvitit 2020-2021 ku MASR nëbashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë ngritur tre skenarë.

Skenaret e përcaktuara nga MASR nuk gjejnë zbatimedhe për mungesë ambjentesh, ku mungesës së shkollave të reja u është shtuaredhe shembja e shkollave nga tërmeti i nëntorit.

Nga ana tjetër, Daiu ngre shqetësimin e mungesës së mësuesve por pagesën për orët shtesë të mësuesve.

Pedagogia, Sonila Daiu, intervistë me skype për Ora News

Daiu: Janë tre skenarë, në të parin MASRpretendon se do të jetë vetëm për dy javëshin e parë dhe kjo nuk më duketparashikim i saktë. Skenari i parë thotë se mësimi do të zhvillohet në mjedisetfizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe distancimitfizik nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme.Në këtë skenar janë tre nënskenare.I pari është skenari në të cilin shkollat kanë mjaftueshëm vend, ka jo më shumëse 20 nxnëës në klasë dhe parashikohet që mësimi të zhvillohet pa turne. I dytiështë me dy turne, i pari nga ora 8:00-11:00 dhe i dyti nga 11:45-15:00.

Orae mësimit do të jetë 30 minuta dhe mësuesit do të kenë 7 orë mësimi në javë tështuara që mund të paguhen si orë suplementare ose orë shtesë, ose mund tërealizohet nga mësuesit shtesë. Akoma MASR përdor foljen ndihmëse"mund", nuk është e qartë nëse mësuesit do të paguhen apo jo për orëtshtesë. Nuk ka një database ku ajo të jetë qartazi se sa mësues duhen shtesë,sa buxhet duhet të ketë për mësuesit. Udhëzimi nuk duhet të kishte foljen"mund" por duhet të ishte "do të paguhen" për orët shtesë,do të ketë kaq mësues shtesë. Nuk ka statistika.

Nëteori situata duket e përballueshme. Gjëja më tronditëse për mua si mësuese ështëqë në shkollat që zhvillojnë mësim me dy turne apo shkollat e shembura nga tërmeti.Nëkëto raste paraqitet rasti i shkollave me katër turne.Parashikohet që turni iparë të jetë 08:00-10:45, i dyti 11:00-13:45, i treti 14:00:16:45, i katërti17:00-19:45.Flasim për shkolla nate.Më çudit nëse ka MASR sesa shkolla i plotësojnëkëto kushte të distancimit, higjienës, kanë ujë, ajrosje, dezinfektantë,termometra. Nga informacionet që kam ka shumë shkolla që e kanë të pamundur tirealizojnë këto mundësi se nuk kanë një buxhet. Duhej ngritur një task-forcë për ti prekur këto shkolla njënga një, boll më me takime, konferenca, apo analizat nga zyrat apo online përgjëra teorike. Nuk flasim vetëm për distancim fizik, por kur probleme ka qendrae qyteteve të ndryshme imagjinoni se  çfarëndodh në zonat rurale ku interneti mungon siç pretendohet të jetë skenari i dytë,një kombinim.

Mësimi fizik do të vijë i kombinuar me atë online.Këtë të fundit Daiu e sheh jo efikas dhe të pazbatueshëm dhe për këtë jep dhearsyet.

Daiu: MASR në skenarin e funditpretendon se do të ketë një platformë Akademia.al, le ta marrim të mirëqënë.Por a janë gati të gjithë mësuesit në gjithë Shqipërinë, a janë trajnuar për tapërdorur këtë platformë.Nuk e  di që tëjetë investuar gjatë kësaj periudhe, edhe ato trajnime që janë bërë i kanë bërënë forma private që të mos humbin vendet e punës.Nuk mendoj se do të jetë e mundur përdorimi i kësaj platformenë mënyrë efikase për shkak të mungesës së aksesit të internetit, mungesës sëtrajnimeve, mungesën e mësuesve.

Një pikë tjetër që e shqetëson në Udhëzim ështëhigjeinizimi.

Daiu: Është situatë e jashtëzakonshme dhe të gjithë duhet të bëhen skuadër për t'ia dalë. Thuhet që dritaret të qëndrojnë të hapura, por për sa kohë do të rrinë, po i drejtohemi vjeshtës dhe dimrit. Kemi nxnës me sëmundje kronike në shkolla.Nxënësit thuhet se do të qëndrojnë gjatë gjithë kohës në klasë, do të dalin vetëm për të përdorur tualetin të shoqëruar. Por nëse në një shkollë me 30 klasa do të dilnin 30 nxënës përnjëherësh për të kryer nevojat e tyre personale kush do ti shoqërojë? Thuhet se do të dezinfektohet çdo klasë çdo ditë. Do të kryhet dezinfektimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dy herë në javë pas përfundimit të shkollës. MASR ka marrë informacion nëse këto shkolla kanë mundësi dezinfektimi, se ka kosto? Kur ka katër turne si do të dezinfektohen?

Intervista në studio me gazetaren  Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana