Emërimi i Albert Dervishaj në polici, PD: Ka qenë me Sigurimin e Shtetit, të japë dorëheqje

Emërimi i Albert Dervishaj si zëvendësdrejtorii përgjithshm i Policisë së Shtetit ditën e djeshme (27 gusht) ka ngjallurreagimin e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj përmes njëdeklarate për shtyp shprehet se Dervishaj ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetitpër 10 vite me radhë.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohëshpasi më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë GjovalinLokën i cili u shpreh vetë se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.

Ligji i Vetting-ut parashikon se anëtarësianë radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet tëlargohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Deklaratae plotë:

Zëvendës drejtori sapo emëruarnga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetëbashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy iPolicisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas tëdhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 menumër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenëAli Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ QirjakoPrifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dheprocesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet siish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit. Disaditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhemanipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë sëShtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv iSigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë. Ligjii vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetitështë kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisësë Shtetit. Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimittë  Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye tëPolicisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.

Policia e Shtetit nuk mund tëjetë kurrsesi një organizatë e kontrolluar dhe e drejtuar nga bashkëpunëtorëtdhe agjentët e Sigurimit të Shtetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve tëtij kriminale.  Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dheqytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante tëligjit. Me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët eligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëveshqiptarë.