Efektet e pandemisë tek biznesi, PD akuza Bashkisë Korçë

Dega ePartisë Demokratike në Korçë, akuzon bashkinë e qytetit juglindor se dështoi tëndihmojë biznesin e prekur nga efektet e pandemisë së koronavirusit, duke mosndërmarrë asnjë lehtësim taksave apo tarifash vendore.

"Shqipëria mbeti i vetmi vend nëRajon, ku biznesi nuk pati ndihmë financiare për të përballuar krizën. Dhe jo vetëm nuk u ndihmua, por u terrorizua deri në ekstrem. 

Biznesi shqiptar, dhe kryesisht sektorii turizmit dhe lokalet e shërbimeve (dasmave) kanë 5 muaj pa asnjë të ardhur,pa asnjë lehtësim nga ana e qeverisë dhe pushtetit vendor.

Bashkia Korçë u bë palë me qeverinëdhe nuk u doli ne krah bizneseve. Asnjë lehtësim për taksat dhe tarifat vendorepër bizneset e prekura dhe të mbyllura.

Edhe pse bizneset kanë reaguar dhe kanë kërkuar pezullim të detyrimeve për muajt pa aktivitet, asnjë përgjigje pozitive nuk kanë marrë nga ana e Bashkisë" shprehet zëdhënësja e PD Korçë, Sorina Koti