Të zhdukurit politikë, Çika: Shteti ka të regjistruar më pak se gjysmën e shifrave të vërteta
Data 30 gusht shënon ditën ndërkombëtare të tëzhdukurve. Bëhet fjalë për persona të vrarë për arsye politike gjatë regjimevetotalitare.
Kreu i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çikaevidentoi një problem me regjistrimin si dhe hetimet mbi të zhdukurit në Shqipërigjatë periudhës së komunizmit.
Në një intervistë për Ora Neës ai shprehet se shumëpersona nuk janë të regjistruar dhe se shteti njeh më pak se gjysmën epersonave të zhdukur. Ai thotë se sipas të dhënave të shoqatës së tij janërreth 15 mijë të zhdukur ndërkohë që shteti ka më pak se gjysmën.
Çika: Bëhet fjalë për të zhdukur përarsye politike dhe për gjenocide. Shqipëria ka kaluar një diktaturë shumë tëegër. Sipas të dhënave tona, të cilat nuk janë 100 përqind të sakta, janë rreth15 mijë të zhdukur. Bëhet fjalë për njerëz të vrarë me apo pa gjyq, të vdekur nëburgje apo kampe internimi si dhe të zhdukur nga sigurimi i shtetit në mënyra tëfshehta. Ne kemi një veçanti. Në një mënyrë të pakonceptueshme, në Shqipëri tëburgosurit politikë, të pushkatuarit, trupat e tyre nuk dorëzoheshin nëfamilje, nuk lejohej.
Dënimivazhdonte dhe për eshtrat e atij që përcaktohej si armik politik. Mbi 90 përqinde të zhdukurve nuk u janë kthyer familjarëve, nuk kanë një varr. Ka pasur njëproces për identifikimin e të vrarëve nga viti 1992 por më pas interesi ishtetit humbi. Nuk ka pasur asnjë hetim për të gjetur përgjegjësit e këtyrevrasjeve. Këta kanë frikë pasi do të dalin ata që i kanë vrarë, vrasje pa gjyqvrasje në kufij. Do dalin krime të rënda si vrasja e fëmijëve dhe grave nëinternime që nuk janë as të regjistruar në regjistrat e shtetit.
Tëvdekurit në burgje, internime dhe pushkatime nga viti 44 deri në 47 nuk kaasnjë listë. Janë më të mëdhatë. Kanë qenë burgje të tmerrshme. Shumë njerëzvdisnin nëpër burgje dhe varroseshin pikurish aty nëpër kanale. Nuk ka pasurasnjë hetim. Më pas në disa vite filluan që të regjistroheshin disa prej tyre.Shteti nuk njeh as gjysmën e numrit që ne kemi.