Diplomati Nesho: Greqia do të zgjerohet 12 milje, po Shqipëria?! Marrëveshja e Detit nuk finalizohet nga kjo qeveri

Në mesin e një debati të hapur për zgjerimin e ujëraveterritoriale nga Greqia në kufirin me Shqipërinë, diplomati Agim Nesho thotë see drejta 12 milje i takon çdo shteti nëse nuk prish interesat e shteteve tëtjera me të cilat ndan territore ose hapësira të përbashkëta ujore.

Në një intervistë me skype për Rtv Ora, Nesho nënëvizon seme rëndësi është që Shqipëria si vend negociues me Greqinë për marrëveshjen edetit të dalë përtej interesave të ditës.

Agim Nesho: Duhet të besojmëtë dy deklaratat sepse Greqia po vazhdon një politikë për zgjerimin dhe forcimine hapësirave ekskluzive të shfrytëzimit të ekonomisë në det. Kryeministri grekka deklaruar se nuk duhet të qëndrojmë në pozita pasive por duhet të kemi njëpolitikë aktive të jashtme që përfshin dhe përcaktimin e hapësirave ujoreekskluzive të shelfit kontinental. Nga ana tjetër e drejta 12 milje i takon çdoshteti nëse nuk prish interesat e shteteve të tjera me të cilat ndan territoreose hapësira të përbashkëta ujore. Është e nevojshme që Shqipëria si vendnegociues me Greqinë duhet të shikojë shumë mirë interesat e saj jo vetëm tëditës por edhe të perspektivës për brezat e ardhshëm, si  të drejtën e peshkimit, të drejtën e zonësekskluzive ekonimike të shelfit kontinental për të bërë një zgjdhje sa më tëdrejtë në interesa reciproke të dy shteteve fqinj.

Diskutimi për marrëveshjen e re të detit pason rrëzimin emarrëveshjes së parë me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe vjen në një momentkur kjo e fundit nuk është funksionale.

E megjithatë Nesho thotë se negociatat duhet të vazhdojnë pasi perspektiva e zhvillimit ekonomik do të kalojë edhe nëpër hapësirat detare të shelfit kontinental.

Agim Nesho intervistë për gazetarin Xhoi Malësia në Rtv Ora

Agim Nesho: Ky është njëhandikap në Shqipëri, mungesa e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.Negociatat duhet të vazhdojnë, nuk mund të përfundojnë në një kohë të shkurtër.Gabimi ishte që në politizimin e marrëveshjes së parë për detin, duhet të ishtenjë marrëveshje teknike por u politizua për arsye politike dhe këto janëkonseguencat. Negociatat duhet të vazhdojnë, janë shumë të rëndësishme sepseperspektiva e zhvillimit ekonomik do të kalojë edhe nëpër hapësirat detare tëshelfit kontinental. Shqipëria duhet të ketë një plan por kemi një terrinformativ. Reagojmë se nuk, dimë çfarë po ndodh, vetëm shtypi grek jep prononcimenga autoritetet e tyre që e kanë negociuar atë.Transparenca duhet të shoqërojëtë gjitha proceset, negociatat kanë kufizimet para se të shpallen. Por ne dimë çfarëkërkon Turqia, Greqia por nuk dimë cilat janë interesat e shtetit shqiptar.

Diplomati me shqetësim sheh mungesën e transparencës dhe tënjë strategjie të qartë nga pala shqiptare për këtë proces.

Agim Nesho: Nuk dimë kushështë ekipi negociator, si do të procedohet, çfarë të drejtë do tu jepetishujve shkëmborë grekë, si do përcaktohen, kush janë interesat që Shqipëriaduhet të qëndrojë fort? Duhet të kemi shumë kujdes që diskutimet e ardhshme tëmos bien në pozicionet e plotësimit të disa kërkesave minimale, atje ku ështëgabuar me të parën për sasira të limituara toke ose deti në dëm të atyre hapësiravetë domosdoshme dhe të nevojshme që i takojnë Shqipërisë në zonën ekskluziveekonomike detare për të ardhmen e vendit tonë. Pra në radhë të parë mungon transparenca,nuk kemi strategji se çfarë do të bëjmë për pasuritë tona kombëtare për shfrytëzimine zonës detare dhe së treti në gjithë këtë luftë që fqinjët tanë bëjnë për tësiguruar maksimumin e rezervave ekonomike detare ne s'kemi strategji të qartë.Edhe sot Kryeministri më tepër fokusohej në përgjigjen që do ti jepte Kreut tëShtetit sesa ishte në thelb transparent.

Përkundër replikave në distancë, Nesho i sheh bashkë në këtëçështje Presidentin dhe Kryeministrin por shton se marrëveshja e detit është njëproces që mund të mos përfundojë nga kjo qeveri.

Agim Nesho: Kjo qeveri tani i ka ditët e limituara. Mendoj që edhe kjo çështje merr një sensibilizim të madh për dy arsye, nga mostransparenca dhe mungesa e strategjisë. Nuk mund të vendosemi para një fakti të kryer që kjo është mnarrëveshja dhe ne ta firmosim.

Intervista në studio me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana