Korçë, arrestohet “skifteri” i pikturave

Një 33-vjeçar u arrestua në flagrancëduke vjedhur në shtëpinë e një shtetasi në Korçë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pikturat”,policia arrestoi shtetasin E.B., banues në Korçë si autor i dyshuar i 17vjedhjeve të ndodhura në qytet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pikturame vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.

“Shërbimete Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhedokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura tre muajt e fundit në qytetin eKorçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, në bazëedhe të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhefinalizuar operacionin policor të koduar "Pikturat", si rezultat i tëcilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 33 vjeç, banuesnë Korçë (i dënuar më parë për vjedhje)”– njofton policia.

33-vjeçari, ka qenë nën ndjekjen dhe monitorimin e Policisë kur u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, kqyrja epamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje tëtjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur pikturame vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohettë jetë shtetasi E. B., konkretisht:

- Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V.M.

- Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasitJ. Ç.

- Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa;është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.

- Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A.Xh.

- Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasitSh. G., banesa e shtetasve L. G;  Ll.P;dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhurdyqani ishtetasit I. C.

- Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorKorçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë".